Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme lidhur me iniciativën që do të marrë Ministria e Shëndetësisë për prishjen e ndërtimeve pa leje brenda spitaleve.
Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili thotë se kjo nismë është marrë që në 2013, por asgjë nuk është bërë.
Vasili shprehet se kjo qeveri nuk ka asnjë vizion për shëndetësisë, ndërsa ka vetëm mediokritet antimjeksor.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.
Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.
Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.
Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?
Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.
Ështe i qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm
mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.





