Një ndër blogeret më të njohura, Armina Mevlani festoi dje 30-vjetorin e lindjes me një super festë që do ta mbajë mend gjatë! Armina ka ndarë një pjesë të atmosferës së ditëlindjes së saj, e cila nuk mund të ishte më bukur se kaq.
Ajo është ‘mbuluar’ me buqeta me lule dhe urime zemre. Në një postim blogerja shkruan: Jam falenderuse për çdo ditë të jetës time. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq faleminderit për çdo urim.
E veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët, Mevlani ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga festa madhështore, mes muzikës, shkëlqimit të fustaneve dhe miqve të shtrenjtë.





