Porto Riko do të goditet ditën e sotme nga uragani i kategorisë së pestë, Maria, me erëra që arrijnë deri në 280 km në orë.
Guvernatori i Porto Rikos, u ka kërkuar 3,5 milionë banorëve të ishullit të kërkojnë strehim, para së stuhia të zbarkojë rreth pasditen me orën europiane.
Zyrtarët i druhen dhe rrezikshmërisë nga mbeturinat e lëna nga Irma në fillim të këtij muajit. “BBC” raporton se qindra vendstrehime janë ngritur nga autoritetet, në pritje të furisë së Uraganit Maria.