Diskutimi i Neymar dhe Cavanin, gjatë ndeshjes së PSG kundër Olympique Lyon, u zhvendos në dhomat e zhveshjes pas vërshëllimës finale, siç raportohet nga “L’Equipe”. Të dy lojtarët më përpara u përballën në goditjen e një penalltie, që u dështua nga uruguajani, por kjo nuk u dha fund problemeve.
Diskutimi u ngjit në temperaturë edhe më të lartë, pavarësisht se ekipi i Unai Emery shtoi tri pikë. Ishte Thiago Silva, ai që duhej të ndërhynte për të shmangur probleme të mëdha. Gazeta franceze, thotë se edicioni i saj në letër do të ofrojë më shumë detaje.
Kur Neymar dhe Cavani u larguan për në dhomat e zhveshjes, ata shkuan nëpër zonën e përzier, por nuk u ofruan deklarata gazetarëve. Mesfushori Rabiot tha se kishte qetësi në dhomat e zhveshjes. Trajneri spanjoll nënvizoi se ky diskutim nuk do të ndikojë në ekip.
Kylian Mbappé pranoi në një intervistë, të dhënë në këmbë, se ai nuk donte të godiste penalltinë, sepse “kjo i jep probleme”. Gazeta franceze thotë se Neymar ka mbështetjen e lojtarëve brazilianë në dhomat e zhveshjes (Dani Alves, Marquinhos, Lucas dhe Thiago Silva), edhe pse sapo ka ardhur. Mësohet se mund të jetë Maxwell, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG, i ngarkuar për të ndërmjetësuar mes Neymar dhe Cavani.
“L’Equipe”, gjithashtu, sheh një problem në luftën për të udhëhequr në skuadër, sepse e kuptojnë se Cavani ka qenë një lojtar model brenda dhe jashtë fushës. Megjithëse PSG është e pandalshme në “Ligue 1”, problemet nuk kanë qenë të ngadalshme për të dalë në pah dhe goditur yjet. Cavani tashmë akumulon shtatë gola në ndeshjet e “Ligue 1” dhe pesë Neymar.
Të dy duan të marrin komandën e liderit dhe uria e tyre për gola e rëndësi mund të jetë problemi kryesor i klubit në rrugën drejt titujve.





