Një nënë ka lënë foshnjën e saj të vdesë për arsye shokuese.

Viktoria Kuznetsova, 17 vjeçe, e la djalin e saj nëntë muajsh Egor, vetëm në shtëpi për një javë në mënyrë që ajo të mund të shkonte të festonte me miqtë e saj në kolegj.

Ajo kishte pritur që burri i saj të thirrej për shërbimin ushtarak përpara se të braktiste fëmijën, i cili u gjet i vdekur nga uria në karrocë.

Më herët, adoleshentja e kishte dërguar foshnjën në një jetimore kur ai ishte një muaj, por më pas e kishte marrë kur bebja bëri gjashtë muaj.

Kuznetsova është dënuar me 10 vjet burg.