Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës. Bëhet me dije se Rama është përplasur ashpër edhe me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.
Me iroi, Kryeministri i është drejtuar, duke i thënë “ju udhëheqësit e mëdhënj”. Nga ana tjetër, Mema i është përgjigjur, duke i thënë ata janë bërë si punëtorë komunaleje.
“Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje,” mësohet të ketë thënë Juliana Memaj.
Fjalia e kryebashkiakes e ka acaruar kryeministrin Rama dhe si pasojë Lideri i qeverisë e nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja





