Pavarsisht profesionit që përzgjedhin, disa persona kanë pasion artin, ndonëse puna që ushtrojnë nuk ka asnjë lidhje më këtë të fundit. Një rast i tillë është ai i infermieres nga Philipinet.

Kimberly Joy Mallo Magbanua, punon si infermiere e aftësitë e saj në pikturë janë të mëdha. Me të drejtë pyesni veten, se si mund të bashkosh pikturën me spitalin.

Ajo ia dalë mbanë, pasi për të realizuar veprat e saj të artit përdor shiringa të mbushura më ngjyra të ndryshme raporton Tg.com dhe jo penela apo furça. “Inject Art” është termi që Kimberly përdor për të përshkruar mënyrën e saj origjinale të të piktuaruarit.