Pas vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka në Prishtinë, Policia e Kosovës tashmë ka identifikuar edhe personin e dyshuar lidhur me këtë rast.

Guxim Hadri, është personi i vetëm i dyshuar lidhur me vrasjen e Aulon Zekës.

Ndërkohë “Indeksonline” ka siguruar një fotografi në të cilin shihet një shkrim i bërë nga vetë personi i dyshuar, ku edhe kishte paralajmëruar për veprimin e djeshëm.

Edhe më parë “Indeksonline” ka raportuar se motivi kryesor i kësaj vrasjeje kishte të bënte me një lidhje dashurie, teksa pikërisht në fotografinë në fjalë bëhet e ditur një gjë e tillë.