Në komandën e Flotës Detare në Plepa të Durrësit u zhvillua ceremonia e nisjes së kontigjentit të 6-të të forcave detare në Egje me anijen e rojes bregdetare “Lissus”.
Në ceremoni mori pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila motivoi ushtarakët shqiptarë, por njëkohësisht deklaroi mbështetjen e dikasterit që ajo drejton për ta.
Në daljen e parë publike, Xhaçka tha se “ushtarakët e Forcës Detare të RSH-së kanë marrë pjesë në dhjetëra operacione në Detin Egje si pjesë e përpjekjes ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar. Janë mbi 540 persona të moshave, gjinive dhe shtetësive të ndryshme që ju u keni shpëtuar jetën”.
Për herë të parë, në misionin paqeruajtës marrin pjesë edhe dy ushtarake femra, një togere e një rreshtere.
Edhe shefi i shtabit, i cili mori fjalën mbështeti trupat tona paqëruajtëse në misionin e tyre paqëruajtës në detin Egje, si pjesë e forcave ushtarake të NATO-s.
Ky kontigjent do të vijojë operacionin deri në muajin nëntor kur do të jetë rotacioni i radhës.
K.H.





