Pasi ka interpretuar në ekran dy personazhë të njohur për publikun si Ray Charles dhe Muhammad Ali, aktori i njohur i “Hollywood”, Jamie Foxx, është gati të interpretojë një tjetër personazh të njohur të botës së sportit.
Bëhet fjalë për boksierin Mike Tyson, një nga ikonat e peshave të rënda. Foxx ka fituar çmimin “Oscar” si aktori më i mirë gjatë interpretimit të këngëtarit Ray Charles në filmin “Ray” dhe tani po projekton një tjetër film biografik.
Lajmin e madh e ka konfirmuar vetë boksieri Mike Tyson, që ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e xhirimeve të këtij filmi biografik, ku edhe ish-kampioni i botës do të japë ndihmën e tij.
“Jamie Foxx ka nënshkruar kontratën. Xhirimet nuk kanë nisur ende, por çdo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Shumë njerëz nuk kanë për t’i pëlqyer gjërat e shëmtuara që kam bërë në jetën time”, tha Tyson.
Ky film pritet të tregojë edhe mjaft situata ende të panjohura të jetës së boksierit.





