Presidenti amerikan Donald Trump dhe njëherë më shumë ka tërhequr vëmendjen me mesazhet që publikon në profilin e tij në Twitter. Kësaj here objekt i talljeve të tij është lideri koreanoverior Kim Jong Un, të cilin e quan Njeriu raketë.

Duke shkruar rreth telefonatës me presidentin e koresë së jugut, Donald Trump shton se e kishte pyetur homologun e tij se si ishte njeriu raketë. Dhe njeriu raketë për të, është lideri koreanoverior Kim Jong un. Me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter Tramp përqesh liderin e Penianit duke theksuar se në Korenë e Veriut ka radhë të gjata për ata që duan të furnizohen me benzinë, duke iu referuar pasojave të sanksioneve të fundit që kanë hyrë në fuqi.

Të dy liderët Trump dhe homologu i tij koreanojugor, në bisedën telefonike sipals Shtëpisë së Bardhë, kanë rënë dakord që të vazhdojnë të marrin masa për të përforcuar aftësitë mbrojtëse të vendeve të tyre si dhe të shtojnë presionin ekonomik dhe diplomatik mbi Penianin. Trump e Moon Jae-in do të vazhdojnë konsultimet e tyre dhe javën e ardhshme ku do të takohen në asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara. /ABCNews