Uragani Irma pati një shtrirje prej 378 miljesh dhe u konsiderua si stuhi e kategorisë së pestë, kur pati kulmin e saj në ishullin Barbuda natën e 5 shtatorit. Pothuajse të gjithë 1,800 banorët e ishullit u evakuuan në ishullin fqinj të Karaibeve të Antigavës dhe ata që mbetën në Barbuda u përplasën në çatitë e shtëpive të tyre, teksa erërat u rritën në mbi 150 milje në orë.
Në Barbuda stuhia la tre të vdekur dhe 95% e të gjitha ndërtesave në ishull u shkatërruan ose u dëmtuan ndjeshëm. Më shumë se gjysma e banorëve të vendit janë lënë të pastrehë. Për herë të parë në 300 vjet, nuk ka një person të vetëm që jeton në ishullin Barbuda. Një qytetërim që ka ekzistuar në atë ishull për më shumë se 300 vjet tani është shuar.
Banorët thanë për USA Today që uragani ishte një “përbindësh i madh.” Ishulli dhe banorët e tij nuk kanë asnjë shans që të kthehen si më parë. Stuhia e fundit e madhe që ka goditur Barbudan ishte në vitin 1995, kur uragani Luis goditi ishullin si një stuhi e kategorisë 4, duke vrarë tre vetë, plagosur 100 të tjerë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, duke lënë kështu shumë të pastrehë.