Një shpërthim ka ndodhur sot në një metro të Londrës, me pasojë plagosjen e disa personave. Nga raportimet e para, bëhet e ditur se pasagjerët janë lënduar në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në stacionin Parsons Green, ku mediat e huaja raportojnë se është mbyllur menjëherë një pjesë e linjës së trenit nëntokësor.
Policia ka konfirmuar shpërthimin, teksa shkruan se janë të vetëdijshëm për incidentin në stacion, në të cilën kanë mbërritur edhe disa zyrtarë.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo jo.