Gjesti i kryeministrit Rama dy ditë më parë, teksa fliste kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në parlament u komentua nga të gjithë, përveç këtij të fundit.
Në studion e “Top Story”, Rama ka shpjeguar se ishte një koençidencë dhe nuk e ka bërë kastile. Sipas tij, ai e dinte se cfarë do të thoshte Kryemadhi pasi e njeh mirë atë.
“Po dëgjoja CNN. Në fakt më bëri përshtypje se ma thanë që kishte dalë dhe në media. Nuk e bëra kastile, ashtu qëlloi momenti. Unë i kam dëgjuar të gjithë ata. Atë që do thotë Monika, unë e di përpara se ta thotë Monika. E njoh dhe jemi miq të mirë,” – u shpreh Rama.





