I ftuar në emisionin “Top Story”, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se Gramoz Ruçi është zgjedhja më e mirë që mund të kishte bërë ndonjëherë në krye të Kuvendit. Gjatë intervistës, Rama ka folur edhe për pretendimet e opozitës se Ruçi e ka të ndaluar të shkojë në SHBA.
“Si nuk doli një klub mediatik dhe të thotë një të vërtetë të thjeshtë: Gramoz Ruçit i është refuzuar një vizë në SHBA në vitin 2005, dhe më pak se dy muaj më pas u ftua në kongresin e Partisë Republikane dhe iu dha viza. Ajo ftesë është shprehje e së vërtetës se me atë refuzim, u bë një gabim. Po ju them se Ruçi do vizitojë Kongresin dhe Senatin Amerikan. Këtu çështja është për çfarë na kanë zgjedhur njerëzit”,- tha ai.





