Kryetari i Partisë Demokratie, Lulzim Basha është shprehur se me intervistën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë qartë se kush e drejton realisht këtë forcë politike.
Basha tha në “Opinion” se këshillohet me Berishën, po vendimet dhe peshën për vendimet i mban vetë përsipër.
“Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive”, u shpreh Basha.





