Forcat e armatosura të Republikes së Shqipërisë zhvilluan sot një stërvitje të përbashkët me forcat ajrore të Mbretërise së Bashkuar në kuadër të "Ushtari Eagle-17". Manovrat e stërvitjes së përbashkët mes forcave të armatosura të Republikës së Shqiperisë dhe forcave ajrore të Mbretërise së Bashkuar u zhvilluan në rajonin e Kepit të Palit në Durrës.

Në stërvitjen e përbashkët Anglo-Shqiptare Eagle 2017, që u zhvillua në bazën ushtarake detare të Kepit të Palit, krahas Gjenerlëve, ka marë pjesë edhe Presidenti i vendit Ilir Meta.

Marshalli i përgjithshëm i FA të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Birch, në fjalën e tij tha se stërvitje të tilla e konsolidojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes forcave të armatosura të Shqipërisë dhe atyre të Britanisë së Madhe.

Në stërvitjen e përbashkët të Forcave të Armatosura, Shqiptaro-Angleze, morën pjesë përfaqësues të lartë të Ushtrisë shqiptare dhe asaj Angleze.