Me 27 nëntor në Korçë dhe 28 nëntor në Vlorë, do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri i vendit Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Në postimin e tij, Rama ndan me ndjekësit, foton e shkrepur pas një takimi me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Begjet Pacolli.





