Koncesionet qindra miliona euro, të dhëna nga kryeministri Rama janë pirje gjaku për popullin sipas kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se vendimet e ndryshme të ndërmara nga shkollëpakti, janë pirje gjaku.
POSTIMI I PLOTË
Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.
Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se "u kanë pirë gjakun popullit"?
Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.
Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.





