Mesfushori i Teutës Albi Dosti festoi 26-vjetorin e tij të lindjes.
Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga drejtuesit e klubit dhe shokët e skuadrës, të cilët i kishin përgatitur një tortë me stemën e skuadrës mesfushorit dhe siç e kërkon tradita, ai fiku qirinjtë e 26-të me shpresën për të pasur sa më shumë sukses në këtë sezon.
Më pas festa ka kulmuar me muzikë dhe me kërcime fantastike në dhomat e zhveshjes. Këto momente festive janë publikuar nga klubi në faqen zyrtare.