Teuta ka humbur në trasfertë në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Magani kishte nxjerrë në fushë formacionin e dytë por pavarësisht se loja ka qenë më e mirë për durrsakët të cilët kanë patur edhe raste shënimi nuk kanë arritur të finalizojnë përballë një Tërbuni që është mbrojutr me forca të shumta dhe ka rrezikuar me kundërsulme ku ka shënuar edhe golin e fitores.
Goli i Stivi Shabës në pjesën e dytë i dha suksesin pukjanëve, ndërsa detyron Maganin të luajë me forca të plota në takimin e kthimit pas dy javësh. Pavarësisht kësaj humbjeje, trajneri Magani dhe lojtarët e Teutës janë shprehur se në ndeshjen e dytë kualifikimi nuk diskutohet për durrsakët që në Niko Dovana do të jenë në formacion të parë dhe do t'i japin kësaj ndeshjeje rëndësinë e një ndeshjeje kampionati për të kthyer rezultatin dhe për t'u kualifikuar.





