Kuvendi do të mblidhet sërish sot në një seancë që do të fillojë në orën 11:00.
Në këtë seancë grupet parlamentare do të dorëzojnë zyrtarisht emrat dhe përbërjet e Komisioneve Parlamentare dhe organeve drejtuese të Kuvendit dhe më pas do të bëhet zgjedhja e tyre.
Ndërkohë sot pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithësej.
Nga kampi i opozitës duket se Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë.
Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë, ndërsa Petrit Vasili është propozuar si kryetar i komisionit paralmentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë.
Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar për kryetar të komisionit të Medias Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.
Përveç emrave të kryetarëve, Partia Socialiste do të diskutojë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.
Rendi i ditës në Kuvend
1. Njoftime (Nenet 7, 13, 14, 44, pika 3 e Rregullores)
2. Projektvendim “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve, Byrosë dhe
përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” (Nenet 8, 9, 10 dhe 10/1
Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Koha e votimit
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme
të Kuvendit” (Nenet 21, 22 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Koha e votimit
4. Projektvendim për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të
projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 166,
datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (Neni 28 i Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)





