Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme për gazetarin Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ka folur për herë të parë pa dorashka për situatën brenda Partisë Demokratike.

Berisha ka akuzuar këshilltarët elektoralë të Lulzim Bashës, si mizerabël dhe që ishin fiasko në çdo lëvizje. Për ish-kryetarin e PD-së, listat me të cilat u paraqit PD-ja në zgjedhje ishin vetëm të Lulzim Bashës dhe jo të partisë.