Në një intervistë për Steven Barlett, këngëtari Liam Payne ka konfirmuar se i ka dhënë fund marrëdhënies pas 10 muajsh fejesë me modelen Maya Henry.

I pyetur për statusin e tij aktual, Payne tha se është beqar, ndërsa ka fajësuar veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.

“Në këtë mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua. Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, është shprehur ai.