Pasi kritikoi programin e kryeministrit Rama, Monika Kryemadhi bëri përgjegjës për situatën në vend edhe bashkëshortin e saj, Presidentin e Republikës, Ilir Metën.
Nga foltorja e Kuvendit, ajo bëri një tablo të zymtë të situatës në vend, duke e quajtur katastrofike. Ajo tha se për situatën në vend mban përgjegjësi secili, përfshirë edhe Presidenti i Republikës.
“Ky është shteti që duam? Kjo është Shqipëria që duam? Prandaj të nderuar kolegë! Unë dua të shtroj një pyetje të thjeshtë:
Kush mban përgjegjësi për këtë situatë katastrofike të rendit, të ekonomisë, të shoqërisë, si dhe për këtë imazh të dërrmuar dhe të shëmtuar ku gjendet Shqipëria sot? Jam e bindur secili prej nesh, edhe Presidenti i Republikës që firmosi dekretet pa u tharë boja e firmës së Anastasit në proces verbal e zgjedhjes së kryetarit, por qeveria shumë më shumë!”, u shpreh Kryemadhi.





