Keni menduar ndonjëherë të provoni të krijoni një trend të ri, duke mbajtur veshur vetëm një këpucë teksa ecni?
Nëse nuk e keni menduar, jam e sigurtë që të gjithë e keni provuar në fëmijëri.
Ndërsa Gigi Hadid e ka provuar në pasarelën e Javës së Modës në New York.
22-vjeçarja u tregua një profesioniste e vërtetë, ajo sfiloi me njërën këpucë veshur, ku u detyrua që të imitonte lartësinë e thembrës së këpucës së saj të majtë duke ecur në majë të gishtërinjve.
Supermodelja u shoqërua nga motra e saj Bella. Të dyja motrat Hadid janë mjaft të sukseshme dhe të kërkuara në industrinë e modës.