Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet për herë të parë nga presidenti Ilir Meta.

Mbledhja do të mbahet ditën e premte në orën 09:00.

Në rendin e ditës parashikohet diskutimi për delegime gjyqtarësh, si dhe  pritet të prezantohet një raport për dhunën në familje.

Kjo është mbledhja e parë e KLD, që kur Ilir Meta u zgjidh Presidenti i ri i Republikës.