Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se marrëveshja e tij me Ramën e arritur më 18 maj, përfundoi me zgjedhjet e 25 qershorit. “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha dhe për këtë arsye sipas tij, “zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje”.
Ai tha se marrëveshjen e vranë shit-blerja e votës dhe aleanca e Ramës me krimin.
“Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shit-blerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen. Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”, tha Basha.





