Mediat britanike shkruajnë se Princ Harry dhe aktorja Meghan Markle, të cilët po përjetojnë një lidhje dashurie prej disa muajsh, shumë shpejt do të bëjnë daljen e parë publike në një event sportiv.
Princi do të vizitojë një spital, do të japë disa cmime ndërkombëtare, do të mbajë një konferencë për kërkimet shëndetësore dhe ushtarake si dhe do të jetë pjesë e Fondacionit Invictus Games.
Lidhur me këtë dalje të princit Harry, pallati mbretëror nuk ka përmendur se Meghan do të jetë krah tij.
Princi dhe aktorja amerikane po përjetojnë dashurinë e tyre, por pallati i Kesington nuk ka lajmëruar për ndonjë fejesë.