Këngëtarja Nicole Scherzinger ka rrëfyer për revistën "Cosmopolitan", të gjitha sakrificat dhe mundimet që i është dashur të kalojë në jetë për të mbërritur aty ku është sot.

Ajo vinte nga një familje e varfër dhe nuk mund të përballonte shpenzimet për të vazhduar kolegjin.

"Në kolegj bëra gjithçka, që nga puna në një kozmetikë e deri tek puna në një restorant italian si këngëtare operistike. Periudha më e vështirë ka qenë në gjimnaz kur shpesh herë shisja gjakun tim për të marë para. I vetmi ushqim që konsumoja ishin pakot e gatshme të petullave që përgatiteshin duke i shtuar vetëm ujë."- tha Scherzinger.

E kaluara e saj e vështirë e ka bërë këngëtaren të jetë mirënjohëse për suksesin e saj, duke shtuar.

"Unë e dua familjen time pavarësisht se ata nuk kanë pasur mundësi të më blejnë shumë gjëra. Unë e arrita gjithçka vetë duke punuar dhe jam shumë krenare për këtë,të gjithë befasohen me mua sepse unë jam shumë dorështrënguar. Unë sigurohem të mos shpenzoj për asgjë shumë të tepërt."- u shpreh 39-vjeçarja.