Një i moshuar ka gjetur vdekjen këtë të hënë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë, në fshatin Konjat.

22-vjeçari Olsion Koçiu udhëtonte me një makinë “Toyota”, me targa AA 347 NO, kur përplasi kalimtarin 75-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

I moshuari u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.