Gazetarët të vëmendshëm ndaj veprimeve të ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu gjatë seancës së sotme të Kuvendit, nuk e kanë lënë të qetë.
Ata kanë fiksuar momentin kur ky i fundit hiqte kufjet sapo kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nisi të fliste dhe i janë vënë nga pas.
Vendi më i përshtatshëm për ta pyetur ka qenë momenti kur pinte kafe afër Kuvendit me ambasadoren e Greqisë, Eleni Surani.
Vetë ambasadori nuk ka mohuar ta ketë bërë këtë gjest, por ka preferuar të mos komentojë. Duke qeshur ai ka thënë: “Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, raporton “BalkanWeb”.





