Për shkak të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë në mesjavë dhe të angazhimit të Skënderbeut në Ligën e Europës, java e dytë e Kategorisë Superiore është parashikuar të ndahet në tre ditë, nga e shtuna në të hënën.

Sipas planifikimit të FSHF-së, ndeshja që hap javën do të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Lushnjës, dy skuadrave të cilat do të provojnë të marrin në stadiumin e Vlorës pikët e para për këtë sezon në përballjen direkte.

Të shtunën luhen dy duele, ku Laçi që tronditi Partizanin në Tiranë do të mundohet të vazhdojë startin perfekt para tifozerisë së vet ndaj Luftëtarit. Kurse Vllaznia do të presë në orën 19:00 në shtëpi Teutën, një skuadër e cila i ka krijuar jo pak probleme në vitet e kaluara.

Të hënën zbresin në fushë ekipet pretendente për titullin kampion. Fillimisht Skënderbeu do të luajë në stadiumin e Kamzës përballë vendasve, ndërsa javën e mbyll dueli mes Partizanit dhe Kukësit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

NDESHJET

E shtunë, 16.09.2017

Flamurtari-Lushnja 19:00

E diel, 17.09.2017

Laçi-Luftëtari 16:00

Vllaznia-Teuta 19:00

E hënë, 18.09.2019

Kamza-Skënderbeu 16:00