Teuta ka ndryshuar shumë gjatë kësaj vere dhe kërkon që në fund të sezonit të jetë në vendet e para të klasifikimit dhe të luftojë për fitimin e Kupës së Shqipërisë. Trajner Magani e ka pranuar se ka në dispozicion një skuadër të mirë, ndërkohë që së fundmi në ekip ka ardhur edhe një mbrojtës me perspektivë si Denis Brahimaj, i cili këtë verë u testua edhe te skuadra e Laçit.

Mbrojtësi kavajas ka lënë Besën dhe i është bashkuar durrsakëve, ndërkohë që Dajan Shehi ka marrë drejtimin e kundërt, duke kaluar te verdhezinjtë.

Lista e Teutës:

Portierë: Elhan Kastrati, Shpëtim Moçka, Arlis Shala
Mbrojtës: Abe Oluasina, Arbër Beqaj, Fabjo Beqja, Ante Hrkaç, Arsen Sykaj, Silvester Shkalla, Esin Hakaj, Denis Brahimaj, Granuel Lika
Mesfushorë: Nijas Lena, Arbër Çyrbja, Ardit Hila, Albi Dosti, Anel Dediç, Tarik Çmajçanin, Lorenco Vila, Xhonatan Lajthia, Dejvi Bilali
Sulmues: Onieka Osemene, Latif Amadu, Ardit Shehaj, Jurgen Peqini