Plagos me mjete të forta në kokë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia autori.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua Ulvi Cami, 37 vjeç, banues në Gjoricë-Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi me datë 10.09.2017, rreth orës 17:30, në fshatin Gjoricë, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh., 49 vjeç, banues po në Gjoricë.
Policia informon se i dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.





