Data 10 shtator 2017 do të jetë e paharrueshme për prezantuesen Marina Vjollca dhe reperin Getoar Selimi.

Ata sot i dhanë fund beqarisë duke lidhur dashurinë e tyre me martesë në një ndër komplekset e Gjirit të Lalzit.

Këngëtarja Rezarta Shkurta, e ftuar në dasmën madhështore, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momentin kur cifti i drejtohet altarit.

“Shkelqejne por jo vetem nga bukuria, por nga dashuria qe rrezellit ne syte e tyre”- ka shkruar këngëtarja krahas videos. 

Dhe duhet ta pranojmë që Rezi ka shumë të drejtë, Marina dhe Geti shkëlqejnë!