Modelet e njohura morën pjesë në sfilatën e Alexander Wang në javën e modës të New York në mbrëmjen e së shtunës.
Bella Hadid dhe Kendall Jenner iu bashkuan modeleve të tjera me emër në prezantimin e koleksionit Wang Fest.
Të dyja ‘pushtuan’ pasarelat teksa ecnin me veshje të zeza, duke reklamuar veshjet e sezonit të ri pranverë/verë 2018.
Të dyja mbanin në kokë ‘kurora’ që i përshkruanin. Bella kishte ‘party animal’ ndërsa Kendall mbajti ‘hangover.’
Dihet se para dy ditësh, Kendall mori cmimin ‘Icon Fashion of Decade’, por kjo nuk e ka ndaluar që të rikthehet në punë.