Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretimin e Këshillit të Ministrave, sipas propozimeve të dërguara pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

Ky dekretim, vjen një ditë pas dekretimit të Ramës për formimin e qeverisë së re.

Dekretimi i ministrave nga ana e presidentit, këtë të dielë, i paraprin mbajtjes së seancës së re parlamentare ku kryeministri do t’i prezantojë zyrtarisht Kuvendit, skuadrën e tij të mandatit të dytë, si dhe programin politik.