Carlo Ancelotti kritika futbollistëve.

Trajneri i Bayernit të Mynihut pas humbjes 2-0 në transfertën ndaj Hoffenhaim është shprehur i pakënaqur me lojën që zhvilloi skuadra bavareze. Gjithashtu tekniku  italiani vuri theksin se ky rezultat vjen edhe për shkak se lojtarët nuk janë në 100% të formës së tyre.

Kritika nga e italianit pati edhe për mungesën e përqëndrimit.“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne tentuan disa herë të gjenim golin, por nuk ia dolëm dot. I tillë është futbolli edhe pse në kishim gjatë gjithë kohës topin në zotërim dhe raste të shumta, kundërshtari arriti të na ndëshkonte dy herë në tre mundësi që iu krijuan. Ekipi nuk është në 100% të fomrës dhe lojtarët nuk i shoh të përqëndruar, nuk më pëlqen ky fakt"-, tha Ancceloti.

Ndërkohë qëndërmbrojtësi i Bayernit të Mynihut, Mats Hummels është munduar ta cdramatizojë disi situatën.

Gjermania deklaroi se humbjet janë pjesë e futbollit, por e rëndësishme për është që ekipi pas këtij momenti të ketë reagimin e duhur për tu rikthyer sa më shpejt tek fitoret.