Prej disa ditësh nëpër rrjetet sociale qarkullon lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër për herë të tretë.
Në një intervistë, Kim nuk i ka hedhur poshtë thashethemet se familja po zgjerohet.
“Patjetër që kemi parë shumë gjëra, por kurrë nuk kemi konfirmuar asgjë. Mendoj se kur të jemi gati të flasim për këtë do flasim. Kam dëgjuar shumë detaje por po bëj sikur nuk më kanë rënë kurrë në vesh, ashtu si cdo gjë tjetër. Ne nuk e kemi konfirmuar dhe do ju themi kur të jemi gati,” – tha 36-vjecarja.
Ndërkohë flitet që ajo ka paguar një vajzë surrogate rreth moshës 20 vjec për 45 mijë dollarë që të bëjë fëmijën e tyre të tretë, pasi mjekët i than që një shtatzëni e tretë rrezikon jetën e saj.