Tifozët e Chelsea festojnë golin e Moratës me kore raciste.

“Blutë e Londrës” arritën të merrnin një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Leicester City, por festa e tifozëve në shkallët e stadiumit ka qënë e ekzagjeruar, në momentin kur ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Alvaro Morta arriti ta dërgonte topin në fundin e rrjetës, 4 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Festa e tifozëve të Chelsea ka kaluar cdo limit, pasi një grup personash kanë  zgjedhur ta festojnë këtë moment me kore rraciste, fjalët e të cilëve ishin: “Morata vjen nga madriditi dhe ai i urren hebrenjtë”.

Mes shumë mënyrash për t’iu gëzuar momentit të golit, tifozët e klubit londinez kanë zgjedhur më të gabuarën. Ky kor rracist i drejtohej mbështetësve të Tottenham, që jetojnë në një lagje në veri të Londrës, në të cilën mbizotërojnë individët me prejardhje hebreje, të cilët prej vitesh janë mbështetës të Spurs-ave dhe që herë pas here bëhen pre të provokimeve të tilla me karakter rracist.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i drejtuesve të Chelsea-t, të cilët përmes një komunikate, theksonjnë  se klubi së bashku me futbollistët, në mënyrë kategorike  nuk i pranojnë të tilla festime dhe se për ta është totalisht e papranueshme. Ndër të tjera shkruhet: "Gjithashtu edhe Alvaro së bashku me në si drejtues të Chelsea  kërkojmë që të tilla kore të mos këndohen më.”

Pas këtij momenti pritet që në drejtim të këtyre personave të merrren masa ndëshkimore.