Ditën e djeshme ka nisur sesioni i ri parlamentar. Mes deputetëve që u ulën për herë të parë në Kuvend ishte edhe Rudina Hajdari, vajza e të ndjerit Azem Hajdari.
Ajo që ka rënë në sy teksa deputetja e re ka qenë duke hyrë, ka qenë çanta luksoze që ajo mbante me vete. Një çantë “Louis Vuitton”, ka qenë përzgjedhja e Rudinës për seancën e parë plenare. Kujtojmë që “Louis Vuitton”, është brandi më i shtrenjtë në botë për çanta.