Padyshim që gazetari Blendi Fevziu kishte organizuar një festë të madhe me rastin e 20-vjetorit të programit që ai drejton “Opinion”. Festa ishte madhështore dhe bëri bashkë shumë nga fytyrat më të njohura të ekranit shqiptar.
Në festë ishin të ftuar njerëz të politikës, showbiz-it apo medias. Nuk kishte si të mungonte edhe familja e Blendi Fevziut.
Bashkëshortja e gazetarit, Inesi, dukej elegante si gjithnjë dhe vajza e tyre e madhja, Mishel, ishte bërë e mrekullueshme. 17-vjeçarja shkëlqeu si një zonjushë e rritur.