Këngëtarja Ingrit Gjoni, e rezervuar gjithnjë për familjen, këtë të shtunë ka thyer zakonin e saj duke postuar në ‘Instagram’ një foto të rrallë të bashkëshortit.
“Pidi me babin”, shkruan Ingrit Gjoni krahas fotos së dy meshkujve më të rëndësishëm të jetës së saj.
Ajo dhe partneri i saj u bekuan me Paridin, vogëlushin që i ka rrëmbyer zemrat shumë prej ndjekësve të së ëmës. Ingriti ndan shumë momente dhe foto me Paridin, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për bashkëshortin