Dy punonjës policie janë arrestuar pas arratisjes spektakolare nga komisariati i policisë së Pukës, të 20-vjeçarit Ermirjon Nikja.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.
“Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë”, sqaron policia.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Emirjon Nikja akuzohet se grabiti emigrantin që e mori në makinë.





