Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës.
Haradinaj ka marrë votën e 61 deputetëve, pragu minimal për ta marrë drejtimin e qeverisë. Dy partitë e mëdha opozitare, Vetëvendosje dhe LDK janë larguar nga salla.
Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë e tjera të minoriteteve.