Gramoz Ruçi zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ruçi ishte i vetmi kandidat në listën e votimit të fshehtë për postin e Kryetarit të Kuvendit.  

Ai u zgjodh me 80 vota Pro dhe 40 vota Kundër. Lëvizja Socialiste edhe pse ishte e pranishme në sallën e Kuvendit nuk ka marrë pjesë në votimin e Ruçit.

Kuvendi nisi seancën e dytë parlamentare sot në orën 18:00 kur u bë edhe betimi i 140 deputetëve për fillimin e legjislaturës së IX të Kuvendit.