Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka lëshuar akuza të forta kundrejt presidentit Donald Trump.
“Uragani Harvey dhe Irma janë një hakmarrje e “Nënës Natyrë” për fitoren e presidentit të SHBA-ve Donald Trump", tha ajo.
Akuzat aktorja i lëshoi gjatë një intervistë në televizionin publik britanik Channel 4, ku ishte e ftuar për të prezantuar filmin e saj të ri Mother!,
“Në qoftë se amerikanët nuk do të kishin zgjedhur Trump, Nëna Natyrë nuk do të kishte asnjë arsye për të qenë kaq shumë e zemëruar. Është shqetësuese të mendosh që ndryshimi i klimës është përgjegjësia jonë dhe që ne e injorojmë. E vetmja mënyrë që mund të shprehim veten është nëpërmjet votës”– ka vazhduar më tej aktorja.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja 27-vjeçare është kundër presidentit Trump. Që në nisjes të fushatës së tij elektorale në vitin 2015 Jennifer kishte deklaruar se fitorja e Trump do të ishte fundi i botës.
Pas fitores së Trump, ajo doli në një video duke i treguar gishtin e mesit presidentit të SHBA-ve.