20 vjetori i emisionit “Opinion” mblodhi figurat më të rëndësishme të politikës, artit dhe kulturës shqiptare.

E gjithë mbrëmja ishte e mbushur me surpriza, e ajo që do të mbahet mend gjatë ishte surpriza që kantautori Flori Mumajesi, kishte përgaditur për Fevziun.

Një projekt muzikor i titulluar “Pusho” i cili përmban një nga momentet më të tensionuara të karrierës së gazetarit, debatin e ashpër në studio me kreun e ALUIZNI-t Artan Lame.

Moment ky, që nuk harrohet lehtë nga asnjëra palë, sidomos tani që është krijuar edhe hiti me titull "PUSHO".