Këngëtarja Rihanna, ka pozuar për revistën e famshme “Elle” ndërsa ka folur edhe rreth jetës private.
Për herë të parë ka rrëfyer një eksperiencë të pakëndshme në jetën e saj për të cilën ka disa gjëra që është bërë pishman.
Këngëtares së njohur i kanë bërë pyetje edhe personazhe të famshëm si Tyra Banks, Eminem, Venus Williams, Zac Posen, Pharrell Williams dhe David Copperfield.
Pyetjes se ku dëshironte të ndodhej në qoftë se David Copperfield me magjinë e tij mund të kthente pas kohën, këngëtarja i është përgjigjur 10 minuta para se të humbiste virgjërinë. Duke lënë të kuptohet se kjo eksperiencë për 29-vjeçaren nuk ka qenë aspak e mirë.
Intervista së bashku me setin fotografik do të publikohen në në muajin tetor.